Njohuri Bazë

This Agreement was last modified on 01 June 2017.

Cilat janë mënyrat e transportit të porosisë?

Poçi Outlet mundëson transportin brenda territorit të Shqipërisë. Për pako me peshë më të vogël se 1kg. Çdo porosi në qytete të tjera ose në zonat rreth Tiranës transportohet me një tarifë e cila varjon nga 500-1000 lekë.

Sa kohë më duhet të pres për të marrë porosinë time?

Vonesa maksimale varet kryesisht nga disponueshmëria e produktit. Në çdo situatë tjetër normale porosia nuk i tejkalon 48 orë

Si mund ta ndjek porosinë time?

Ju mund të vizitoni seksionin e gjurmimit të porosisë duke klikuar këtu. Ky shërbim ju mundëson të ndiqni në kohë reale statusin e porosisë tuaj.

A ka nevojë për një llogari për të vendosur porosinë?

Ky nuk është një kusht i domosdoshëm, megjithatë ju inkurajojmë të krijoni një llogari tuajën pasi do të përfitoni shumë lehtësi në përdorimin e shërbimeve tona.

Të tjera

This Agreement was last modified on 01 June 2017.

Si mund të përfitoj nga ofertat?

Ju mund të përfitoni produkte me çmime promocionale duke porositur produkte të cilat i gjeni në seksionin e ofertave ose duke aplikuar kupona të përfituar.

Sa të sigurta janë të dhënat e mia personale?

Të dhënat tuaja personale janë absolutisht të sigurta  dhe nuk përdoren kurrë për qëllime të veçanta duke përjashtuar përpunimin e të dhënave për përmirësimin e shërbimit tonë.

Pse duhet të vendos të dhënat e kartës së kreditit për të kryer porosi?

Të dhënat e kartës suaj të kreditit (visa,mastercard etj) janë të nevojshme për të përmbushur porosine dhe për të kryer transaksionin në vlerën e kërkuar.

Të dhënat tuaja janë 100% të sigurta falë teknologjisë SSL e cila enkripton çdo të dhënë tuajën personale për të arritur siguri absolute.

Si të anulloj një porosi?

Ju mund të anulloni një porosi për të cilën nuk keni kryer ende një transaksion nëpërmjet profilit tuaj.

Çdo porosi e llojeve të tjera nevojitet që të  kontaktoni stafin tonë duke përdorur numrin e telefonit, duke kontaktuar nëpërmjet email ose duke vizituar fizikisht zyrat tona.